Telegrafi

Belotti kurrë më afër Romës, zyrtarizimi pritet gjatë 48 orëve të ardhshme

Andrea Belotti mund të quhet një futbollist i ri i Romës, edhe pse zyrtarizimi vazhdon të vonohet.

Sulmuesi italian ka arritur marrëveshje personale prej disa ditësh me Romën, por që Giallorosët fillimisht janë duke kërkuar t’i largojnë lojtarët e padëshiruar nga Jose Mourinho.

Corriere dello Sport ka raportuar se Belotti nuk ka qenë asnjëherë më afër Romës se sa tani, pasi kryeqytetasit janë gati ta largojnë një sulmues.

Talenti afrikan Felix Afena Gyan do të transferohet në Cremonese për shtatë milionë euro dhe kësisoj do t’ia lë Belottit vendin në repartin ofensivë të Romës.

Reprezentuesi italian ka arritur marrëveshje me Romën për një kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me një pagë prej 2,8 milionë eurove në sezon.

Madje tifozët e Romës kanë filluar ta përkrahin e ta duan Belottin ende pa u zyrtarizuar, për faktin se italiani ka refuzuar oferta të mëdha financiare nga Monaco, Galatasaray e Wolverhampton me pagë mbi katër milionë euro vetëm e vetëm që të luaj me fanellën verdhekuqe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Zyrtarizimi i Belottit si lojtar i ri i Romës pritet të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/