Newcastle, Everton dhe West Ham u është ofruar mundësia për të nënshkruar me fituesin e Euro 2020 Andrea Belottin, raporton The Sun.
Italiani është një lojtar i lirë pasi përfundoi qëndrimin e tij shtatë vjeçar me Torinon në fund të sezonit të kaluar.
Por, pa asnjë klub të ri ende, përfaqësuesit e tij po kërkojnë të çimentojnë një kalim në Ligën Premier, me Magpies, Toffees dhe Hammers të gjithë në treg për një sulmues të kalibrit të tij.
Belotti është tejet i interesuar që të mbetet në Serie A, mirëpo Milani që e kërkonte me ngulm transferimin e tij – tani është larguar nga gara.
Andaj, ky do të jetë një shans i mirë për klubet angleze që ta marrin italianin, derisa do ta transferojnë pa paguar asnjë klub. /Telegrafi/