Telegrafi

Belotti ende në pritje të Romës, i vendos ultimatum Giallorosëve

Andrea Belotti është i gatshëm t’i bashkohet Romës dhe për këtë arsyeje është ende pa skuadër.

Sulmuesi italian u largua nga Torino pas përfundimit të kontratës dhe tani është një futbollist i lirë.

Në drejtim të italianit ka oferta të shumta, por Belotti është i vendosur t’i bashkohet Romës pasi ka një marrëveshje prej kohësh me kryeqytetasit italian.

28-vjeçare ka arritur marrëveshje tre vjeçare me Giallorosët me pagë prej 2,8 milionë euro në sezon.

Gjatë kësaj kohe në drejtim të tij kanë ardhur oferta edhe më të rëndësishme në aspektin financiar si nga Monaco, Nice, Wolverhampton e Galatasaray.

Megjithatë reprezentuesi italian ka kërkuar kohë nga këto ekipe dhe po pret përgjigje përfundimtare nga Roma, duke i vendosur verdhekuqve ultimatum deri këtë të diel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Roma është duke kërkuar shitjen e njërit nga sulmuesve si Eldor Shomurodov ose Justin Kluivert para se të zyrtarizojë Belottin. /Telegrafi/