Telegrafi

Bellucci, serbe në një film për luftën

48-vjeçarja do ta luajë rolin e një serbeje në filmin e ri të Emir Kusturicas, xhirimet e të cilit do të fillojnë në muajin maj.

“Është e vërtetë, Emir dhe unë kemi arritur marrëveshje. Do të bëhem serbe në filmin rreth luftës, ngjarja e të cilit zhvillohet në këto rajone…”.

“Paralelisht me luftën, ndodh edhe një tregim dashurie. E di se do të jetë i dhunshëm, por do të ketë edhe poetikë dhe emocione të pastra”, ka deklaruar Bellucci për Novosti. /Telegrafi/