Telegrafi

Bellingham ‘vallëzon’ në mbrojtjen e Napolit dhe e kalon Realin në epërsi

Real Madridi e ka përmbysur rezultatin ndaj Napolit në ndeshjen që po luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët kaluan të parët në epërsi me golin e Ostigard në minutën e 19-të, por Los Blancos i rikthyen shpejtë gjërat në favor të tyre.

Ishte fillimisht Vinicius Junior që realizoi për 1-1 në minutën e 27-të me asistim e Jude Bellingham.

Më pas anglezi u përkujdes që të përmbyste shifrat, kur shënoi në minutën e 34-të për 2-1 me asistimin e Edouard Camavingas. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/vartatico/status/1709291229735747909