Real Madridi është duke humbur 2-0 në Santiago Bernabeu nga Borussia Dortmundi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos kanë pësuar një shok total prej skuadrës gjermane, që i ka zënë në befasi me një super paraqitje në 45 minutat e parë.
Donny Malen i ndëshkoi në minutën e 30-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi edhe Jamie Gittens.
Por, vetëm dy minuta më vonë, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham lëshuan raste të artë shënimi.
Sulmuesi brazilian goditi shtyllën e majtë të portierit Gregor Kobel, ndërsa nga topi i kthye tentoi edhe anglezi.
Jude mendoi se topi kishte kaluar vijën, por ora e gjyqtarit nuk tregonte ashtu, duke vazhduar sulmet ndaj portës së Dortmundit.
Edhe Rodrygo u mundua ta befasonte portierin e skuadrës gjermane, por që intervenimi i këtij të fundit ishte brilant. /Telegrafi/