Jude Bellingham nuk është rikuperuar në kohë për të luajtur kundër Valencias të shtunën në mbrëmje.
Këtë e bëri të ditur vet klubi madrilen përmes një komunikate në rrjetet sociale.
Anglezi po ndjen ende dhimbje në shpatullën e tij të majtë, pasi e lëndoi në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos të dielën e kaluar.
Parte médico de Bellingham.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 11, 2023
Reprezentuesi anglez nuk është në 100% dhe Real Madrid ka vendosur të mos e detyrojë atë të luajë. Pyetja e madhe tani është nëse ai do të luajë për Anglinë gjatë pushimit me kombëtare.
Ai është ftuar nga përzgjedhësi Gareth Southgate, por për sa i përket madrilenëve, ai nuk do të luajë më me ta deri të dielën më 26 nëntor, kur ata do të udhëtojnë për të përballur me Cadizin.
26-vjeçari ka shfaqur këtë edicion një formë fantastike duke shënuar 13 gola, me dhjetë prej tyre që kanë ardhur në La Liga ndërsa tre të tjerë në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, pesë më pak se lideri Girona që ka një ndeshje më shumë të luajtur./Telegrafi/