Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë për L’Equipe se Kylian Mbappe do të kalojë te Real Madridi dhe është diçka pozitive për kampionatin spanjoll.
Kylian Mbappe e informoi PSG-në se nuk do të vazhdonte në klubin francez sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Real Madridin, sipas shumë mediave.
“Sigurisht, ky është një lajm i madh për Real Madridin dhe për futbollin spanjoll. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nga këndvështrimi im, Bellingham, Haaland dhe Mbappe janë tre lojtarët më dominues në planet, dhe dy nga ata janë në Real Madrid”, ka thënë Tebas.
Në lidhje me afrimin e Kylian Mbappes, ai thotë se Los Blancos nuk do të ketë asnjë problem për afrimin e lojtarit, ku nuk mungoi edhe një ‘kunj’ për drejtuesit e klubit me në krye Florentino Perez.
“Është një klub në një situatë optimale ekonomike. Presidenti dhe drejtori i përgjithshëm janë menaxherë shumë të mirë, por janë shumë të këqij kur duan të organizojnë gara të reja,” tha ai për L’Equipe.
“Nuk janë të detyruar të shesin askë për ta paguar Mbappen”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/