Jude Bellingham e ka pësuar pas deklaratës së bërë për gjyqtarin Felix Zwayer.
Mesfushori nuk u kursye pas duelit ndaj Bayern Munich, për shkak të penalltisë së dhënë nga arbitri gjerman i dënuar për trukime në vitin 2006.
“Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj?”, kishte deklaruar anglezi pas derbit.
Për mua nuk është penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës”, shprehej Bellingham për ViaPlay.
Federata Gjermane e Futbollit e ka gjobitur Bellingham me 45 mijë dollarë dhe Dortmund nuk do ta apelojë vendimin.
Nga ana tjetër edhe policia ka nisur investigimin dhe pret vendimin e prokurorisë së Dortmund nëse do nisë një procedim penal për mesfushorin anglez. /Telegrafi/