Site icon Telegrafi

Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka zbukluar lojtarin më të talentuar në skuadrën e Los Blancos.

Kylian Mbappe shënoi një het-trik teksa Reali mposhti Manchester Cityn 3-1 për të kaluar në fazën e eliminimit direkt me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Por, Bellingham thotë se Rodrygo gjithashtu meritonte njohjen për performancën e tij atë natë.

Ai deklaroi më pas: “Rodrygo është shumë i nënvlerësuar. Për mua ai është lojtari më i talentuar në ekip”.

“Gjërat që ai mund të bëjë me topin… Unë shoh se çfarë bën dhe mendoj ‘si ia del ai?’. Nëse do të provoja do ta ndrydhja kyçin e këmbës, është kënaqësi të luaj me të, mendoj se është ai që sakrifikon më shumë”.

“Ne të gjithë e dimë se pozicioni i tij i preferuar është e majta. Ai bën shumë për ekipin nga e djathta edhe pse nuk është pozicioni i tij i preferuar. Ai kurrë nuk ankohet”.

Lexo po ashtu "Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

Për Mbappe, Bellingham tha gjithashtu: “Të gjithë e dinë se ai është i veçantë. Fillimi i tij ishte i vështirë, shumë presion në një ekip të ri”.

“Kur erdhën golat… Ai është në një nivel tjetër. Besimi që ka, mund t’i japësh topin në çdo situatë, shpejtësinë e tij… Lidhja e tij me Vinin. Duhet të jetë e tmerrshme që mbrojtësit të luajnë kundër tij”, potencoi më tej mesfushori anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version