Site icon Telegrafi

Bellingham, i bindur se Anglia kalon në finale – emëron edhe kundërshtarin që e do

Jude Bellingham është shprehur i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Euro 2024.

Tre Luanët nuk janë duke bindur me paraqitjet e tyre në këtë turne, pasi kanë kaluar kundërshtarët me shumë mund që nga faza e grupeve e deri në këtë të eliminimit direkt.

Por, Bellingham është i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Kampionatit Evropian, për të dytën herë radhazi, pas asaj të Euro 2020.

Lexo po ashtu Tifozët janë të shqetësuar se çfarë është duke mbajtur në kraharor Jude Bellingham

“Finale Angli – Spanjë? Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. Spanja ka luajtur shumë mirë në këtë Evropian, kështu që gjithçka është e mundur”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari.

“Gjithsesi unë jam i përqendruar vetëm tek Anglia ime, shokët dhe skuadra. Gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në finale.

“Ndaj Zvicrës zhvilluam ndeshjen më të mirë në Gjermani. Jam krenar për shokët e skuadrës, treguam karakter, cilësi që e shfaqëm edhe në goditjet e penalltive, pasi nuk e kishim të lehtë”, u shpreh më tej Bellingham.

Anglia përballet në gjysmëfinale me Holandën të mërkurën e javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version