Telegrafi

Bellerini konfirmon të ardhmen me Arsenalin

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ka insistuar se është i lumtur në klubin anglez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

Spanjolli është njëri prej mbrojtësve kryesor të Arsenalit këtë sezon, duke realizuar 36 paraqitje, përfshirë edhe ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Së fundmi është raportuar se Barcelona dëshiron ta rikthejë 21-vjeçarin, por Bellerini ka thënë se është i lumtur në Londër.

“Braktisa Barçën pa shikuar prapa. Unë u përqendrova në Londër dhe tek Arsenali. Jam i lumtur këtu. Nënshkrova kontratë vitin e kaluar dhe kam shumë gjëra përpara”, ka thënë Bellerini.

“Është një klub që po formon një ekip të mirë me lojtarë si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil”.