Telegrafi

Bellerini i kënaqur me interesimin e Barcelonës

Hector Bellerini ka thënë se është “i lumtur” me interesimin e shprehur nga ish-skuadra e tij Barcelona, por ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

21-vjeçari është lidhur me një rikthim në Camp Nou si zëvendësues potencial i Dani Alvesit, i cili pritet të largohet në drejtim të Juventusit.

Bellerin, i cilu u transferua tek Arsenali gjatë verës së vitit 2011, beson se nuk ka arsye për t’u larguar nga Londra.

“Nuk informohem për këto oferta”, ka thënë Bellerin për Evening Standard. “Agjenti im punon në këto gjëra, por jam i lumtur për interesimin e klubeve të mëdha. Si lojtar është gjë e mirë.

“Tani jam i lumtur këtu ku jam, tek Arsenali dhe jam i fokusuar në kombëtare. Nëse Alves largohet ata do të kenë nevojë për një anësor, por ka plot në Europë”.