Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e Hector Bellerin.
Mbrojtësi spanjoll është në formë të shkëlqyer që dy vite me Arsenalin dhe ka zgjuar interesimin e Barcelonës.
Por trajneri Arsene Wenger ka qetësuar tifozët duke thënë se Bellerin do të mbetet për një kohë të gjatë te Arsenali.
“Ai ka tri vite në ekipin e parë dhe është rritur shumë që nga ajo kohë duke bërë gjëra të mëdha”.
“E ardhmja e Bellerin është në Arsenal, pasi ai ndihet mirë në këtë klub dhe është në gjendje të jap gjithçka për klubin”.
“Nuk është e domosdoshme të luash në klubin e qytetit, Bellerin do të qëndrojë këtu”, tha Wenger. /Telegrafi/