Telegrafi

Bellerin refuzon të largohet nga Arsenali: Kam zgjedhur edhe numrin e ri për edicionin e ardhshëm

Hector Bellerin nuk do të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi spanjoll është lidhur me një kalim te Juventusi në Serie A.

Por për të interesim kishte shprehur edhe Barcelona por duket se lojtarit nuk i kanë bërë përshtypje interesimet e dy skuadrave të mëdha.

Ai ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe më tej në Londër me fanellën e Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur në Londër dhe me Arsenalin. Dua të vazhdoj edhe më tej në këtë klub”, ka thënë Bellerin.

Hector Bellerin dhe Alexandre Lacazette (Foto: Getty Images)

Reprezentuesi i Spanjës ka treguar se i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron edhe numër të ri në fanellë.

“Për stinorin e ri dua të marrë fanellën me numër dy dhe për këtë janë informuar edhe drejtuesit e klubit”, u shpreh Bellerin.

23-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2011 kur u transferua nga akademia e Barcelonës.

Debutimin me ekipin e parë, Bellerin e bëri në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë është pjesë e formacionit bazë. /Telegrafi/