Telegrafi

Bellerin premtoi donacion prej 50 funteve për çdo minutë që luan në “Euro U21”: Sa para duhet të ndajë spanjolli

Hector Bellerin ka treguar edhe anën human përveç se është një futbollist i mirë.

Mbrojtësi i Arsenalit Bellerin ishte zotuar se do të dhurojë 50 funte për familjet e prekura nga zjarri i “Grenfell Tower” të Londrës për çdo minutë që do të luan për Spanjën në kampionatin evropian nën 21 vjeç.

Spanja mbrëmë pësoi humbje minimale në finale kundër Gjermanisë me rezultat 1-0, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që të përfundojë kampionati për spanjollin dhe koha është të numërohen minutat.

Pas një përllogaritje, 21-vjeçari del të ketë luajtur 360, përkatësisht duhet të ndaj 18 mijë funte për të mbajtur premtimin.

Ndryshe, mbrojtësi i krahut të djathtë të Arsenalit po kërkohet me këmbëngulje nga skuadra e Barcelonës. /Telegrafi/