Telegrafi

Bellerin kthehet në ‘Camp Nou’, stadiumin ku ëndërronte të luante sa ishte pjesë e La Masias

Sot  Barcelona do të luajë me Real Betisin, një ndeshje që do të jetë e veçantë për Hector Bellerin, i cili hapat e parë i ka bërë në La Masia përpara se të bashkohet Arsenalin.

Tani te Real Betis, mbrojtësi i djathtë pritet të startojë kundër Blaugranave këtë fundjavë, pesë vjet pas ndeshjeve të tij të vetme kundër klubit, kur Arsenali humbi 5-1 në total në Ligën e Kampionëve 2015/16.

“Unë shkova ta shikoja ekipin kur isha në akademinë e Barcelonës”.

“Ju gjithmonë ëndërroni të ktheheni në stadium dhe unë ëndërroja të luaja aty kur isha i ri”.

“Do të jetë një ndeshje e madhe për dy arsye, pasi tre pikët janë të rëndësishme për pozicionin tonë në tabelë dhe është gjithashtu mirë në nivel personal të kthehem në klubin ku jam rritur”.

“Ne duhet të tregojmë se, falë punës që po bëjmë çdo ditë, mund të bëjmë mirë edhe kundër skuadrave si Barcelona”.

“Pikët për  të cilat luajmë në ‘Camp Nou’ janë shumë të rëndësishme”, ka hënë Bellerin. /Telegrafi/