Mesfushori sulmues i Bayer Leverkusenit, Karim Bellarabi mund të largohet nga Bundesliga gjermane.
Anësori 25-vjeçar ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e Milanit.
Mediat italiane kanë raportuar se Milan është duke bërë gati një plan për transferimin e Bellarabit në ‘San Siro’.
Reprezentuesi gjerman ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka shtuar tetë asistime.
Gjithsesi Milan për transferimin e tij duhet të paguaj 16 milionë euro tek Bayer Leverkusen. /Telegrafi/