Telegrafi

Bellamy: Salah do të ketë sukses të madh në Liverpool

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Craig Bellamy është i bindur se Mohamed Salah do të ketë sukses të madh në “Anfield”.

Salah të enjten e kaluar firmosi kontratën për “Reds”, i cili tregoi formë të lartë në sezonin e kaluar te Roma.

“Mbaj mend kur ai ishte në Basel dhe ai dukej një lojtar shumë i mirë”, u tha Uellsiani.

“Magjia e tij në Romë ishte shumë, shumë e mirë. Liverpooli ka nevojë për një lojtar të tillë. Shpresojmë se ai do të punojë për të treguar se është një përforcim shumë i mirë”, ka theksuar Bellamy. /Telegrafi/