Telegrafi

Bellamy: Nuk jam i befasuar me Terryn

Bellamy shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Manchester Cityt ndaj Chelsea në Stamford Bridge, ku fokusi ishte mbi dy ish-bashkëlojtarët, John Terry dhe Wayne Bridge. Ky i fundit refuzoi t’ia japë dorën kapitenit të Chelseat pas spekulimeve se Terry kishte pasur aferë me ish-partneren e tij.

“Ju djelmosha (gazetarë) shkruani më shumë se sa keni informacione (në rastin Terry dhe Bridge). E di se si është John Terry dhe nuk jam i befasuar nga ajo, andaj nuk do të komentoj për këtë”.

“Mendoj se të gjithë futbollistët e dinë se si është ai, por kjo është jashtë fushe. Në fushë ai është futbollist i jashtëzakonshëm. Një kapiten i shkëlqyeshëm për Chelsean. Gjithmonë është vështirë të luhet kundër tij”, ka thënë Bellamy./Telegrafi/