Telegrafi

Bella Thorne modelon gjysmë e zhveshur për kompaninë e bizhuterive “Thorne Dynasty”

Bella Thorne promovoi linjën e saj të bizhuterive Thorne Dynasty duke shpërndarë disa fotografi ‘topless’ dhe një video në InstaStory të dielën.

Në klipin e saj, aktorja 26-vjeçare u pa teksa po bënte disa poza duke dëgjuar këngën e Michael Jackson “Don’t Stop ‘Til You Get Enough” gjatë një sesioni fotografik.

Performuesja, e cila së fundmi mori pjesë në shfaqjen e Maison Margiela gjatë Javës së Modës në Paris, kishte veshur vetëm një xhaketë blu të madhe teksa pozonte për fotografitë, shkruan DailyMail.

Thorne veshi gjithashtu një palë pantallona të zeza me bel të lartë, të cilat ishin në kontrast të përsosur me tonin e lehtë të pjesës së sipërme të saj.

Alumi i “Disney Channel” u aksesua me disa artikuj bizhuteri, duke përfshirë disa gjerdan dhe unaza, gjatë sesionit fotografik.

Flokët e kuqe të errët të aktores ishin futur në xhaketë dhe i kombinoheshin mirë me ngjyrën e veshjes së sipërme.

Thorne fillimisht lançoi Thorne Dynasty në vitin 2022, dhe marka e saj ofron lloje të ndryshme bizhuterish. /Telegrafi/