Telegrafi

Bella Thorne iu kundërpërgjigj regjisorit që e akuzoi se flirtoi me të kur ishte dhjetë vjeçe

Bella Thorne

Bella Thorne iu kundërpërgjigj një regjisori i cili e akuzoi atë se “flirtoi me të” dhe e ka bërë atë “të mos ndihej rehat” pas një audicioni në moshën dhjetë vjeçare.

Aktorja i tha Emily Ratajkowskit në episodin e së martës të “High Low” se ajo ende i rikthehet atij ndërveprimi, duke thënë se e bën të ‘çmendur’.

Thorne, tani 25 vjeçare, shpjegoi: “Unë … po përpiqem të gjej pothuajse të meta në veten time. Si, ‘Çfarë bëre, Bella? Çfarë bëre? Ti e bëre të ndihet kështu’”.

Bella Thorne (Foto: Instagram)

Ish-ylli i “Disney Channel” më pas i kujtoi vetes se ajo nuk ishte “problemi” në moshën dhjetë vjeçare.

“Nuk më intereson, nuk më intereson çfarë thashë”, shtoi ajo. “Nuk më intereson nëse them, isha vetëm 10 vjeçe. A do të mendonit se do të flirtoja në atë moshë?”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bella Thorne

“Gjithashtu jeni në një set të një regjisori, nuk mund të thuash apo të bësh asgjë. Ju bëni skenën, përshëndetni dhe dilni jashtë. Nuk ka kohë për t’u ulur në prehër ose për t’ju bërë të ndiheni në siklet”.

Bella Thorne (Foto: Getty Images)

Ratajkowski, 31 vjeçare, i tha yllit të “Shake It Up” që të falte veten sepse ishte thjesht një fëmijë, dukë vënë në dukje se shpreson që regjisori, të cilin Thorne nuk e identifikoi të ‘digjet në ferr’.

Më vonë gjatë emisionit, Thorne përshkroi gati se u pushua nga Disney pasi kishte veshur bikini dhe zinxhir përreth trupit në një plazh. Krijuesja e OnlyFans gjithashtu kritikoi thashethemet se ajo ishte duke marrë droga të forta mes problemeve të saj me aknet. /Telegrafi/

Bella Thorne (Foto: Getty Images)