Telegrafi

Bell-Bode në konferencën e përbashkët

Shefi i misionit të FMN-së deklaroi se duhet të bëhet kujdes me borxhin publik. Sipas zotit Bell parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në Shqipëri është në 2.7 %, ndërkohë që në fjalën e mbajtur nga ministri i Financave, Bode, para shefit të FMN-së, tha se rritja ekonomike parashikohej deri në 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri Bode tha, se Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike, por sigurisht jo në nivelet e shpresuara në programet e vitit të kaluar. “Mendohet që rritja ekonomike të jetë 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4 % që ishte 2010” Zhvillimet e kësaj periudhe kanë vërtetuar një devijim të programit, çka ka lidhje dhe me rritjen ekonomike”, tha zoti Bode.

Sa i përket borxhit publik ministri Bode tha se, “synojmë që borxhi publik të mbetet në të njëjtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale. Pozitive për vendit tonë është që në periudhën e krizës shtimi i borxhit ishte inekzistent, ose shtimi ishte i vogël dhe kishte të bënte me borxhet e ardhur nga qeveria e periudhës komuniste. Do mundohemi që ky borxh të menaxhohet në mënyrë më të sigurt”.

Për të menaxhuar këtë borxh qeveria ka si objektiv projektet e investimeve publike, me afat të gjatë maturiteti dhe norma te ulëta interesi./Telegrafi/