Youness Belhanda thotë se bashkëlojtari i tij te Nice, Mario Balotelli, është yll botëror dhe nuk ka çka të dëshmojë përkundër dështimit te Liverpooli.
The Reds lejuan kalimin e tij në Francë si agjent i lirë ku ai edhe është ringjallur duke gjetur formën më të mirë.
“Ai është yll botëror që njihet ku do”.
“Kur e keni Balotellin duke ardhur në drejtim të Nices, kjo është gjë e madhe”.
“Ai mund të zhbllokojë situata të ndryshme kur do. N ee kemi parë atë gjatë gjithë sezonit se sa herë kemi qenë duke barazuar ai ka shënuar. Ai shënoi dy gola ndaj Lilles, për shembull”.
“Unë jam këtu që të luaj futboll dhe të kënaqem dhe njëjtë është edhe për Balotellin. Ai nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë”, deklaroi Belhanda. /Telegrafi/