Një xhihadist belg, i cili shfaqej duke kërcënuar në video Belgjikën dhe Francën, u dënua sot në Irak me vdekje, me akuzën si pjesë përbërëse e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), shkruan AFP.
Tarik Jadaoun, i lindur më 1988, iu bashkua ISIS-it në vitin 2014.
Gjatë seancës së parë në procesin gjyqësor në Gjykatën Penale Qendrore të Bagdadit, më 10 maj, shtetasi belg me origjinë marokene kërkoi pafajësinë dhe pohoi para gjyqtarëve se ishte i çorientuar.
Gjyqtari fillimisht lexoi fillimisht listën e aktakuzave, duke përfshirë rolin e tij si luftëtar brenda strukturave të ISIS-it dhe hyrjen në mënyrë të paligjshme në territorin irakian, përpara se t’i kërkonte nëse dëshironte të shtonte diçka tjetër.
”Jo”, u përgjigj Jadaoun.