Telegrafi

Belgjikë, bli një makinë merr një tjetër falas

Një kompani në Bruksel, ka zgjedhur ofertën standarte, bli një makinë merr një falas.

Makina falas që vjen me të renë, është e përdorur, por në gjendje shumë të mirë, të përdorura nga drejtuesit e kompanive, ndërsa disa të tjera janë modele që janë shfaqur në panaire.

Konsumatorët belgë kanë reaguar mjaft pozitivisht.

Menaxherja e kompanisë, shpejgon se idea pas kësaj oferte është likuidimi i stoqeve sa më shpejt.

Gjithsesi, industria e automjeteve është në dëshpërim. Prodhuesit e automjeteve në Gjermani, Spanjë, Francë, Suedi, Japoni e gjetkë, kanë raportuar shitjet më të ulëta në vite.