Telegrafi

Belgjikë: Bli një makinë, merr edhe një tjeter falas

Deri atëherë blerësit të cilët do të blejnë një nga makinat e reja me çmim të plotë, në mesin e së cilave më e lira është kamioneti i "Hundait" prej 22.800 euro, do të mund të zgjedhin automjet tjetër me çmim deri në 14.000 euro të cilin do ta marrin falas.

"Njerëzit vijnë nga e tërë Belgjika, por edhe nga jashtë", deklaroi Ivo Vilems, drejtori komercial i "Kardeon-it" dhe kumtoi se në tetë sallonet e kompanisë gjatë ditëve të fundit ka pasur me përqindje dhjetë herë më shumë vizitorë se më parë.

Ai sqaroi se me mënyrën e tillë të shitjes firma nuk do të ketë humbje, pasiqë prodhuesit e automjeteve në mënyrë të dëshpëruese po mundohen të lirohen nga tepricat e veta e në "Kardeon" dhe i shesin me lirime të mëdha.

Numri i makinave të reja të regjistruara në Belgjikë në nëntor është më i vogël për 16,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.