Kombëtarja e Belgjikës ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj asaj të Tunizisë në ndeshjen e dytë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Belgjika ka arritur të bind dhe të fitojë me rezultat të thellë edhe në ndeshjen e dytë, duke mbajtur primatin e Grupit G me gjashtë pikë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eden Hazard (6′, 51′), Romelu Lukaku (16′, 45+) dhe Michy Batshuayi (90′) për belgët, ndërsa për Tunizinë shënuan Dylan Bronn (18′) dhe Wahbi Khazri (90+).
Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishin Lukaku dhe Hazard, të cilët pas dy golave të shënuara u notuan me 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin tunizian, Ali Maaloul, i cili u vlerësua me 5.2. /Telegrafi/
Belgjika:
Tunizia: