Telegrafi

Belgjika do t’i hap shkollat gjatë muajit të ardhshëm

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes tha se masat shtrënguese do të fillojnë të lehtësohen nga katër maji, kur do të hiqen kufizimet për sportet në ambiente të hapura dhe transportin publik.

Të gjitha bizneset do të lejohen të rihapen nga 11 maji dhe shkollat nga 18 maji. Përtej kësaj, vendet e tjera publike, të tilla si kafene, bare, restorante, mund të rihapen gradualisht në qershor.

Wilmes shtoi se këto masa janë marrë pasi përhapja e coronavirusit është e ngadalsuar.

Kujtojmë që Belgjika shpalli një bllokim mbarëkombëtar mbi krizën e koronavirusit më 18 mars, pas shembullit të disa vendeve evropiane.

Deri tani ka 44,293 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 6,679 vdekjeve të lidhura me sëmundjen në vend, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins. /TCH/