Telegrafi

Belgjika shpalli kampionin për këtë sezon, vendimi nuk pritet mirë nga UEFA

UEFA nuk e ka përkrahur vendimin e Federatës Belge të Futbollit për të ndërprerë përfundimisht kampionatin dhe ta shpall kampionin e këtij sezoni.

Belgjika befasoi të gjithë gjatë të enjtes duke mbyllur përfundimit sezonin 2019/20 dhe duke shpallur kampionin.

Club Brugge është klubi që iu dha titulli për këtë sezon në Superligën Belge, por kjo nuk është mirëpritur nga UEFA.

Lexo po ashtu Kampionati belg bëhet i pari në Evropë që përfundon para kohe, caktohet kampioni dhe skuadrat që dalin në Evropë

UEFA ka reaguar pas këtij vendimi të drejtuesve të futbollit belg, duke e cilësuar si të paarsyeshëm.

Club Brugge

“Jemi të sigurt se futbolli mund të rifillojë në muajt e ardhshëm”, thuhet fillimisht në reagimin e shtëpisë së futbollit evropian.

“Vendimi i parakohshëm i Belgjikës është i paarsyeshëm”.

“Mund të luhet në korrik apo në gusht, për këtë na duhet një menaxhim i përbashkët me UEFA-n”, mbyllet reagimi i UEFA-s. /Telegrafi/