Belgjika ka pranuar se kanë bërë gabim që nuk i kanë dëgjuar paralajmërimet e Turqisë për njërin prej sulmuesve të Brukselit.
Të mërkurën Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se kur është depërtuar Brahim el-Bakraoui në korrik të vitit të kaluar, Turqia e kishte parlajmëruar se ai ishte një luftëtar i huaj – por kjo gjë ishte injoruar nga autoritetet belge, transmeton Klan Kosova.
Pas sulmeve të së martës ministri i brendshëm dhe i drejtësisë i kishin ofruar dorëheqjen Kryeministrit, mirëpo kreu i ekzekutivit nuk ia lejoi këtë gjë.