Telegrafi

Belgjika në skaj të krizës së vështirë ekonomike

Problemet me likuiditetin e bankave dhe problemet lidhur me investuesit do të sjellin deri në vështirësi për ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla. Shumë shpejtë duhet të bëhet shqyrtim i saktë i aksioneve eventuale të shtetit për kufizimin e dëmeve.

"Kjo duhet të ndodhë gjatë disa ditëve të ardhshme. Mendoj në garancitë për kreditë për import, për sigurimin e lehtësimeve plotësuese për bankat", deklaroi Leterm për gazetën "Soar".

Në krijimin e planit urgjent për kufizimin e shokut nga kriza janë ftuar përfaqësues të krahinave, nga të cilat është përbërë Belgjika, partnerët socialë (punëdhënësit dhe sindikatat), si edhe drejtori ekzekutiv i Bankës investuese evropiane Filip Mejstad, i cili është ish-zëvendëskryeministër i Belgjikës.

Deklaratën e Leterm për "Soar" e citojnë të gjitha mediat e mëdha belge. Ai megjithatë shpreh pritje se "belgët më pak do të pësojnë nga kriza në krahasim me fqinjët e tyre, për shkak se masat e domosdoshme do të ndërmerren me kohë dhe për atë që në buxhetin për vitin 2009 janë paraparë më shumë se dy miliardë euro për lehtësimin e obligimeve tatimore dhe për rritjen e fuqisë blerëse".