Telegrafi

Belgjika kërkoi krijimin e eurobondëve për të ndihmuar Greqinë

Ministri belg i Finacave, Didier Reynders, rekomandoi një zgjidhje të vërtetë evropiane për krizën në sajë të krijimit të eurobondeve me mbështetjen e të gjithë shteteve anëtare të Eurozonës. "Mund ta kuptoj që kjo krijon disa rezerva, veçanërisht në Gjermani, por kjo është një zgjidhje që më duket e drejtë. Megjithatë herët apo vonë do të ketë detyrime evropiane”, theksoi ministri belge, i cili në të njëjtën kohë hodhi poshtë mundësinë e një ristrukturimi të borxhit grek dhe një dalje të Athinës nga grupi i 17 vendeve anëtare të euros.

Ai tha se duhet ruajtur marrëveshja e Eurozonës, pasi sipas tij është absurde të mos zhvillohet ky debat mbi eurobondet.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu u shpreh në mbështetje të krijimit të një detyrimi të përbashkët evropian për të reduktuar të metat e Bashkimit Monetar, që sipas tij, nuk do të jetë shumë larg.

Llogaritë greke janë në një gjendje shqetësuese. Vendi ka premtuar, nën presionin e kreditorëve për realizimin e privatizimeve që mund të sjellin përfitimin e 50 miliardë eurove, por asnjë plan i detajuar nuk është i gatshëm.

Greqia ishte vendi i parë i Eurozonës që përfitoi një plan ndihme prej 110 miliardë euro. /Telegrafi/