Telegrafi

Belgjika e nis Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Rusisë

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Rusisë në kuadër të Grupit B në Euro 2020.

Belgët kanë nisur furishëm Kampionatin Evropian, pasi kanë mposhtur thellë Rusinë dhe kanë treguar se jo më kot janë ndër pretendentë kryesor për trofeun.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Belgjikës, e cila përveç rasteve të shumta arriti të shënojë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0 dhe golin ia dedikoi mikut të tij, Christian Eriksen që mbeti pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.

Lexo po ashtu Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit

Në minutën e 34-të, Belgjika gjeti edhe golin e dytë dhe ishte Thomas Meunier që shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar, por përsëri ishin vetëm belgët që gjetën rrjetën.

Ylli i Interit, Lukaku ishte përsëri shënues, pasi në minutën e 88-të tundi rrjetën për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Belgjika e sheh veten në pozitën e parë me tri pikë, po aq sa ka Finlanda e dyta, ndërsa Danimarka dhe Rusia ndajnë pozitat tre dhe katërt.

Në ndeshjen e radhës, belgët luajnë ndaj Danimarkës, ndërsa Rusia me Finlandën. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >