Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur atë të Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Belgët kanë arritur të fitojnë ndaj Tre Luanëve takimin e vlefshëm për vendin e tretë duke u stolisur me medaljen e bronztë.
Golat në këtë fitore për skuadrën e Roberto Martinez u shënuan nga Thomas Meunier (4′) dhe Eden Hazard (82′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht ylli i belgëve, Hazard, i cili u notua m 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili u vlerësua me 5.9. /Telegrafi/
Belgjika:
Anglia: