Telegrafi

Belgjianët e holandezët shtyhen për një trup të vdekur

Trupi i një gruaje të vdekur është gjetur në një shtëpi e cila gjendet në mes të kufirit Holandë-Belgjikë në rajonin Baarle-Hertog.

Ndjekësit belgjian kanë filluar hulumtimin e rastit por policët holandezë thonë se trupi ishte në pjesën e shtëpisë që i takon kufirit holandez në momentin kur është gjetur.

Zyrtarët nga të dyja autoritetet policore kanë thënë se do të ju duhet të gjejnë dikë nga më të afërmit e gruas së vdekur për të vendosur se kush do ta hulumtojë rastin.