Rezultatet e hulumtimit të agjencisë Aankoop, i cili ka përfshirë 1.500 belgë në mes moshave 65 e 79-vjeçare, kanë dëshmuar se për shumicën e të anketuarve seksi është më i rëndësishëm se sesa shëndeti, shkruan gazeta “Flandernews".
Hulumtimi i njëjtë zbulon se 24 për qind e të anketuarve, siç kanë pranuar vet, janë në gjendje bukur të keqe shëndetësore, dhe se 80 për qind e tyre marrin ilaçe rregullisht, derisa 26 për qind marrin më shumë se pesë lloje të barnave brenda ditës.