Site icon Telegrafi

Beleri u godit me vezë dhe kos, reagon Bardhi: Sulmi u orkestrua nga Rama

LSA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë e kos ndaj eurodeputetit Fredi Beleri këtë të martë në Tiranë.

Bardhi thekson se ky sulm është orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

LSA

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë”, shkruan Bardhi.

Exit mobile version