Site icon Telegrafi

Beleri në Himarë pas lirimit nga bugu: Do të kërkoj të drejtën në Strasburg

Pas shumë kërkesave dhe seancave gjyqësore, thuajse në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, eurodeputeti Fredi Beleri ka fituar lirinë, duke u liruar me kusht nga burgu. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e Belerit për t’u liruar me kusht 6 javë para se t’i përfundonte dënimi i dhënë me 2 vjet burgim.

Pas daljes nga burgu ai tha se do të kërkojë të drejtën e tij në Strasburg. Pasditen e të hënës, eurodeputeti u pret me fishekëzjarre e përqafime në Himarë. Gjatë fjalës së tij ai tha se u burgos pa të drejtë për 15 muaj, dhe se mbështetësit e tij treguar se ky vend ka zot.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar në Himarë, pasi dyshohej për blerje votash. Edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ai nuk arriti asnjëherë ta ushtronte detyrën. Ai u dënua me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit zgjedhor, por asnjëherë nuk e pranoi akuzën, duke deklaruar se ishte arrestuar me urdhër politik.

Lexo po ashtu Greqia reagon pas lirimit të Belerit nga gjykata e Fierit: Megjithatë Athina nuk e harron atë që ndodhi

Gjatë kohës që vuante dënimin, Beleri u zgjodh edhe eurodeputet i Greqisë i propozuar nga kryeministri grek Mitsotakis, që përfaqëson Partinë Demokracia e Re.

Madje, drejtues të lartë të politikës greke e kanë cilësuar arrestimin dhe dënimin e Belerit në vendin tonë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe të zgjedhurve me votë nga populli.

Exit mobile version