Site icon Telegrafi

Belenenses u detyruan të luante me nëntë lojtarë kundër Benficas, pas infektimit masiv me COVID 19 – rezultati është lehtë i parashikueshëm

Mikpritja e gjigantëve portugez Benfica, do të ishte një gjë e mirë për Belenenses të shtunën, por ndeshja për klubin e Primeira Division nuk shkoi si menduan, pasi që iu desh ta nisnin ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë.

Një varg rastesh me coronavirus shkatërruan skuadrën e Belenenses në përgatitjen e ndeshjes.

Ata kishin aq shumë infektime sa që të shtunën iu desh ta merrnin një portier rezervë për të plotësuar numrin e lojtarëve që janë të nevojshëm për nisjen e një ndeshje.

Pse Belenense luajti me nëntë lojtarë?

Problemet e klubit filluan gjatë javës, kur një nga lojtarët e tyre që kishte shfaqur simptoma të lidhura me Covid-19 dhe doli pozitiv me virusin.

Testet e mëtejshme zbuluan 17 raste, 13 prej të cilëve ishin lojtarë dhe katër të tjerë në stafin stërvitor të ekipit.

Loja megjithatë vazhdoi, pavarësisht zemërimit të disa lojtarëve të Belenenses që lëshuan një deklaratë të përbashkët në mediat sociale.

“Futbolli ka zemër vetëm nëse është konkurrues. Futbolli ka zemër vetëm nëse është vërtet sportiv”.

 

“Futbolli ka zemër vetëm kur është shembull i shëndetit publik. Sot futbollit e humbi zemrën”, thuhet në mesazh.

Një rezultat i parashikueshëm

Me lojtarë më pak dhe portierin U-23, Joao Monteiro në mbrojtje, Benfica kreu shpejt punë ndaj rivalëve të saj.

Eduardo Kau u dha epërsinë mysafirëve në minutën e parë duke mposhtur portierin e tij, ndërsa Haris Seferovic dyfishoi avantazhin në minutën e 13-të.

Nga pjesa e parë, Benfica kishte arritur tashmë një avantazh 7-0 dhe në fillimin e pjesës së dytë Belenenses vendosi ta ndërpres atë.

Tre lojtarë të ekipit vendas u larguan nga fusha, duke e lënë skuadrën me gjashtë lojtarë të mbetur në fushë.

Pse nuk u ndërpre ndeshja?

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva po shikonte ndeshje dhe shtroi pyetje si shumë të tjerë pasi nuk mund të besonte se ndeshja do të zhvillohej.

“Çfarë është kjo? A jam unë i vetmi që nuk e kuptoj pse ndeshja nuk u shty?”, shkroi mesfushori në Twitter.

 

Megjithatë, para ndeshjes, presidenti i Belenenses, Rui Pedro Soares, këmbënguli se ekipi i tij nuk kishte kërkuar pezullimin e ndeshjes dhe ishte në gjendjen e duhur për të luajtur.

“Ne kemi 38 lojtarë të regjistruar dhe u besojmë të gjithëve. Prandaj vendimi është në dorë të autoriteteve shëndetësore”.

“Ne do të presim dhe do të respektojmë vendimin e tyre”, kishte thënë ai.

Rregulloret e FIFA-s lejojnë që një ekip të dalë në fushë me një minimum prej shtatë lojtarësh, dhe nëse numri bie nën shtatë, ndeshja do të ndalet dhe fitorja do t’i takojë ekipit kundërshtari, gjë që ndodhi në të vërtetë në fillim të pjesës së dytë./Telegrafi/

Exit mobile version