Telegrafi

Belen Rodriguez ‘xheloze’ për modelen shqiptare (Foto)

Belen Rodriguez dhe Aurela Hoxhën i bashkojnë shumë gjëra.

Të dyja seksi, elegante, vajza ekrani dhe ndoshta edhe pak xheloze për njëra-tjetrën?

Të paktën këtë kuptojmë nga reagimi i fundit i bukuroshes italiane e cila ka komentuar në një video të prapaskenës së Aurelës, duke i dërguar mesazh me një’ emoji’ të mërzitur, transmeton Telegrafi.

Aurela në këtë video po bëhej gati për setin e radhës fotografik dhe stilistja që po e ndihmon në një moment i prek të pasmet duke ia vënë në pah një nga anët seksi të bukuroshes shqiptare.

Belen e pa këtë video, u ndje xheloze dhe reagoi duke i dërguar mesazh Aurelës shoqëruar me fytyrën e mërzitur. “Se çfarë ka kjo Belen me Aurelën”, shkruan mikesha e kësaj të fundit teksa bën publik edhe mesazhin e Rodriguez. /Telegrafi/