Ky raport është miratuar dhe më pas i njëjti është prezantuar edhe para zyrtarëve të Superligës së Kosovës.
“Vitin e ardhshëm na pret punë e madhe si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Sa i përket garave vendore në fazën e parë të edicionit jemi të kënaqur se si kanë rrjedhur gjërat dhe urojmë që kështu të vazhdoj edhe pjesa e dytë”.
“Ndërkaq sa i përket garave ndërkombëtare ne na presin sfida të mëdha pasi ne do të paraqitemi me 6 Përfaqësuese, prej tyre 4 të meshkujve dhe 2 të femrave. Po ashtu e rëndësisë së veçantë është se do të marrim pjesë në kualifikime për Kampionatin Evropian me Përfaqësuesen A”.
“Shikuar në tërësi ne na mbetet t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë të gjithë së bashku për ta zhvilluar sa më shumë basketbollin ndër gjenerata të reja dhe në nivelin e seniorëve”, ka thënë ndër të tjera Belegu.