Site icon Telegrafi

Bela: Politikanë trutharë ju lëshojnë padi penale gazetarëve (Foto)

Ish-nënkryetari i PDSH-së dhe ish-ndihmësi i Izet Meçitit (BDI) në Komunën e Çairit ka lëshuar një akuzë në Facebook duke i apostrofuar politikanwt dhe paditw e tyre penale ndaj gazetarwve qw nuk rrijnw heshtuar ndaj gabimeve të politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Ka politikanë trutharë që marrin masa ndaj gazetarëve. Duke mos i takuar shpesh dhe duke mos u paraqitur si bashkëbiseues i mirë me ta, gabimet e tyre i korrigjojnë me padi gjyqësore. Këta politikanë marrin guximin që të konfrontohen ballas pa i justifikuar pasojat. Miqësi e plagosur. Gazetarët kanë ndikim dhe janë të fuqishëm. Ndryshe, përse politikani shqetësohet se çfarë kanë shkruar për të? Ka edhe më keq se kaq; ta injorojnë atë për një kohë të gjatë ose përgjithmonë.” shkruan Bela.

Përndryshe Bela u përmend në aferën e kërcënimi të kryetarit të Komunws sw Çairit, Izet Mexhiti prej kur ai u shkarkua nga detyra në këtë komunw./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ja kush u arrestua për kërcënimet ndaj Izet Mexhitit
Lexo po ashtu Padi penale për kërcënuesit e Izet Mexhitit?
Lexo po ashtu Lirohet Valon Bela
Lexo po ashtu Valon Bela me dy padi penale
Exit mobile version