Xheneta Bektoviq, e cila si anëtare e re e Këshillit Gjyqësor sot në Kuvend dha një deklaratë solemne, konsideron se Këshilli Gjyqësor është i konsoliduar dhe se tashmë është duke i implementuar rekomandimet e misionit vlerësues dhe po jep rezultate pozitive në atë drejtim
“Si anëtare e Këshillit Gjyqësor, veçanërisht do të angazhohem gjatë zgjedhjes së avancimit të gjyqtarëve në instancat më të larta të zbatohet vetëm parimi i meritokracisë, gjegjësisht avancimi në bazë të cilësisë dhe do t’i mbështes gjyqtarët profesionistë, ekspertët, të ndërgjegjshmit dhe të ndershmit dhe gjykatësit me integritet. Ky është numri më i madh i gjyqtarëve në shtet. Ndërsa për gjyqtarët e pandërgjegjshëm dhe të korruptuar që janë në numër shumë të vogël, nëse e njëjta përcaktohet në procedurë të përcaktuar me ligj, gjyqtarët e tillë nuk kanë vend në gjyqësor. Konsideroj se me përvojën time shumëvjeçare në gjyqësor dhe pjesëmarrjen aktive do të kontribuoj në punën e Këshillit Gjyqësor dhe do të përpiqem të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në sundimin e ligjit dhe në këtë mënyrë do të justifikoj besimin e shprehur për këtë funksion me nder”, tha pas deklaratës solemne Bektoviq.
Gjyqtarja vlerëson se funksioni i anëtares së Këshillit Gjyqësor të RMV-së është funksion i veçantë gjegjësisht në këtë periudhë kur, siç thotë ajo, Këshilli Gjyqësor është nën monitorimin e opinionit ndërkombëtar dhe ekspertëve dhe kur nga Këshilli priten implementimi i rekomandimeve të BE-së, të cilat më së shumti kanë të bëjnë me punën e Këshillit Gjyqësor.
Bektoviq sot në deklaratën solemne në Kuvend ishte e shoqëruar nga kryetarja e Këshillit Vesna Dameva.