Site icon Telegrafi

Bekteshi: Vazhdohet edhe për një muaj afati për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë Vendim që për një muaj të vazhdohet afati i Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të pemëve dhe perimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, njofton ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Duke pasur parasysh se ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve në tregtinë me pakicë, dhe situata e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, ishte nevoja për të propozuar një ndryshim në Vendim, i cili zgjat periudhën e aplikimit deri më 31 maj 2023”, shkuan Bekteshi në profilin e tij në Facebook..

Ai njofton se me këtë vendim janë përcaktuar çmimet më të larta në tregtinë me pakicë të një pjese të caktuar të pemëve dhe perimeve, në vlerë prej:

– deri në 95 denarë për kilogram domate të freskëta,
– deri në 95 denarë për kilogram tranguj të freskët,
– deri në 70 denarë për kilogram qepë,
– deri në 100 denarë për kilogram speca të gjelbër të freskët,
– deri në 95 denarë për kilogram fasule,
– deri në 110 denarë për kilogram thjerrëza,
– deri në 75 denarë për kilogram banane,
– deri në 60 denarë për kilogram portokall,
– deri në 65 denarë për kilogram mandarina dhe
– deri në 60 denarë për kilogram limon./Telegrafi/

 

Exit mobile version