Site icon Telegrafi

Bekteshi: Do të zvogëlohet numri i anëtarëve në Këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njofton se do të zvogëlohet numri i anëtarëve në Këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike, për herë të parë përmes thirrjes publike do të zgjidhen kuadro të ri.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme miratoi Propozim ligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin ulet numri i anëtarëve të këshillit drejtues nga 15 sa janë aktualisht në 7 anëtarë, ndërsa në 5 në komunat më të vogla.

Numri i anëtarëve në këshillin mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike zvogëlohet nga 5 sa janë aktualisht në 3 anëtarë.

Për herë të parë, shpallja e një thirrje publike për anëtarët e këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike bëhet detyrim ligjor”, shkruan Bekteshi në Facebook.

Bekteshi shton se me këto ndryshime, ne presim rritje të efikasitetit të funksionimit të ndërmarrjeve publike dhe ulje të çdo ndikimi politik në zgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike./Telegrafi/

Exit mobile version