Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se vijojnë negociata me të gjitha vendet fqinje për njohje reciproke të covid-testeve.
“Do të kërkojmë nga fqinjët tanë dhe vendet evropiane t’i pranojnë të ashtuquajturit kovid-pasaporta të shtetit tonë”, tha Bekteshi.
Në lidhje me atë se pse Ministria e Ekonomisë nuk negocion me Greqinë, ai tha se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fare bisedime.
Bekteshi i sqaroi edhe komentet e tij për turizmin vendor, duke thënë se detyrë e tij si ministër i Ekonomisë është ta nxisë turizmin në kuadër të vendit./Telegrafi/