Site icon Telegrafi

Bekteshi: Do të ndalojmë eksportin e miellit dhe do të hapim “call center” për parregullsitë nëpër markete

Formim i fondit për mbështetjen e turizmit dhe ndalimi i eksportit të miellit janë propozime që Ministria e Ekonomisë do t’ia dorëzojë Qeverisë sot si masa për të lehtësuar pasojat e coronavirusit.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në konferencën për media tha se situata me importin dhe eksportin është duke u monitoruar nga afër dhe nëse është e nevojshme në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të vendoset ndalim për eksportin e produkteve të tjera themelore ushqimore.

“Gjatë krizës së bashku me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Doganave dhe Ministrinë e Bujqësisë ndoshta do të sjellim ndalesë edhe për eksportin e produkteve të tjera”.

“Si Ministri e Ekonomisë do t’i propozojë Qeverisë që të krijojë fond për mbështetjen e turizmit, në të cilin Ministria do të rialokojë mjete në lartësi prej 44 milionë denarë, ndërsa Agjencia për Promovimin e Turizmit do ta plotësojë këtë fond me 30 milionë denarë. Do të kërkohet nga SHMDAM t’i vendosin në kërkesat e tyre në pushim ndaj objekteve hotilerike gjatë periudhës së ardhshme gjashtëmujore”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se gjatë ditës, do të hapet edhe “call center” në Inspektoratin e tregut në të cilin qytetarët do të mund të paraqiten parregullsi nëse i shohin nëpër dyqane./Telegrafi/

Exit mobile version