Site icon Telegrafi

Bekteshi: Do të ketë vende të reja pune me paga më të mira

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se do të vazhdojnë me ciklin investues duke krijuar vende të reja të punës të cilat do të jenë mirë të paguara.

Bekteshi shtoi se plani i krijuar për zhvillim ekonomik të gjithë investitorëve potencial u mundëson të dinë kushtet që i ofron Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Politikat e krijuara nga ana e Qeverisë, ku në mënyrë transparente krijuan planin për zhvillim ekonomik një plan i cili u mundëson të gjithë investitorëve potencial duke mos dalluar investitorët e huaj dhe ato vendor që paraprakisht të dinë kushtet të cilat i ofron Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe pikërisht ky investim e dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur ku edhe furnizuesit e investitorëve momental pra të cilët operojnë në zonat e lira ekonomike pra vendosin që pikërisht investimet e tyre t’i bëjnë në Maqedoninë e Veriut”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se kjo tregon se qeveria krijon politika të qëndrueshme ekonomike.

Exit mobile version