Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi prezantoi sot vauçerët për subjektet komerciale të prekura në sektorin e turizmit të cilët janë goditur nga vala e anulimit të aranzhimeve. Për këtë qëllim, është përgatitur një dekret me fuqi ligjore është hartuar dhe do të duhet të votohet në një seancë të Qeverisë dhe të hyjë në fuqi.
Vauçerët si ndihmë shtetërore do tu ndahen agjencive turistike me vlerë të shumës së anulimit të aranzhimeve për shkak të coronavirusit. Me këtë do të mundësohet që të marrin vauçerë me shumën e paguar deri më 31 dhjetor 2021.
“Agjencitë që ndalojnë të veprimtaritë janë të obliguar që mjetet tërësisht tua kthejnë klientëve të tyre. Ata që nuk respektojnë kushtet, do të gjobiten. Për të mbështetur turizmin, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit dhe Muzikës ka vendosur t’i përjashtojë nga pagesa e tatimeve për muzikë, hotelet, ambiente hotelierike, pasi ato nuk funksionojnë aktualisht”, tha Bekteshi./Telegrafi/